Ballkoni i katit të pestë në një pallat në qytetin e Mamurrasit, është shkëputur, duke rënë në një kat me poshtë.

Sipas burimeve, banorët e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat, duke u larguar nga rreziku që  kanosej nga rënia e dy ballkoneve, ndërsa policia menjëherë ka vendosur perimetrin e sigurisë.

Priten ekspertet që të vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm.


Shkak i rënies së  ballkonit është amortizimi i godinës.

Gjithashtu mësohet se pallati ka qenë i dëmtuar që nga tërmeti i 2019.

Komisioni e ka nxjerrë të banueshëm. Aktualisht është riparuar fasada e jashtme.

Kujtojmë se në këtë pallat jetojnë 9 familje.