Një 39-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga, pasi transportonte 10 emigrantë të paligjshëm të cilët do t’i ndihmonte të kalonin kufirin përkundrejt fitimit.

Autori me iniciale I. S. banues në fshatin “Sektor Rinia” të Durrësit, u kap në afërsi të Muriqanit në kuadër të operacionit “Muriqani”.

Mbi 39-vjeçarin rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, në afërsi të PKK Muriqan, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, me të cilin dyshohet se ka transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.