Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar dhunën në protestën e të rinjve për vrasjen e 25-vjeçarit.

I ftuar në “News 24”, Balla tha se nuk gjen dot një arsye logjike se pse të rinjtë duhej të digjnin pemën e Krishtlindjeve, që është një simbol për shumë familje të krishtera.

Sipas tij, djali i tij nuk do të kishte arsye që të dilte në rrugë dhe të digjte bredhin. Më pas gazetarja i është kthyer duke i thënë se asnjë nënë shqiptare nuk do të donte që djali i saj të dilte në rrugë dhe të vritej nga policia.

BISEDA E PLOTË

Balla: Jam një mysliman, kam një bashkëshorte orthodokse, dhe si çdo familje shqiptare i festojmë të gjitha festat, pro nuk gjej asnjë arsye pse djali im të dalë nga shtëpia dhe t’i vendosë zjarrin pemës së vitit të ri.

Gazetarja: Asnjë familje, apo nënë shqiptare nuk do donte që të dilte djali në rrugë dhe të vritej nga policia e shtetit.

Balla: Që në fillim u mundova të ndaj policinë nga ngjarja që ndodhi. Që nga fillimi kemi 200 të vrarë nga policia e shtetit, do të ishte normale të ngrihej populli në një homazh edhe kur vritet një efektiv policie. Me sa kam parë në media, dhe mesa di, ky efektiv policie e ka thyer ligjin. Raste të tilla mund të ndodhin edhe në botë, por për fat të mirë në krye të vendit është një qeveri që vendos standardin më të lartë politik.