Një nga mjetet lundruese më unike në llojin e vet është ndalur mëngjesin e sotëm në molin 5 të Portit të Durrësit.
“Një prodhim i vitit 2020 nga prestigjiozi i ndërtimit të superjahteve “Royal Huisman”, “Sea Eagle II” karakterizohet nga një superstrukturë alumini prej 81 m të gjatë, zhytje maksimale deri në 6 m dhe një tonazh prej 1,104 tonësh çka e rendit atë si velierën me konstruksion alumini më të madhe në botë“, shkruan Autoriteti Portual në faqen zyrtare në “Facebook”.
Në postim, porti nuk jep detaje për numrin e turistëve që ka sjellë në brigjet shqiptare kjo velierë, nëse ka sjellë të tillë.
Në këto kushte të gjithë ngrejnë pyetjen legjitime, përse e vizitoi veliera portin tonë?