Një 63-vjeçar serb ka ndërruar jetë në spitalin e Humarës, rreth orës 08:00.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb me inicialet S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.