Kolegji Zgjedhor në Shtetet e Bashkuara mblidhet këtë të Hënë për të zgjedhur Presidentin e ri. Presidencialet e 3 nëntorit i dhanë kandidatit demokrat Joe Biden 306 delegatë mbështetës, 36 më shumë se votat e nevojshme për të siguruar zgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, kundrejt 232 delegatëve që mori republikani Donald Trump.

Delegatët mblidhen për të votuar në kongreset e kryeqyteteve të secilit shtet federal përfshirë edhe ata të kryeqytetit Uashington. Zgjedhjet e kolegjit kanë tërhequr më shumë vëmendje këtë vit, pasi presidenti në detyrë Donald Trump vijon mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve duke e konsideruar atë si të manipuluar.

Ai ka premtuar se do të bëjë çdo përpjekje ligjore për ta përmbysur rezultatin. Pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë përpjekjet e avokatëve të Trumpit, për t’i hequr Bidenit 64 vota në Kolegj, shanset janë edhe pse të pakta që kandidati republikan të bindë një numër të mjaftueshëm zgjedhësish demokratë në kolegj ta votojnë për president.

Rezultati i shkon për konfirmim më 20 janar Dhomës së Ulët të kongresit dhe në të njëjtën ditë bëhet edhe ceremonia e kalimit të pushtetit nga presidenti në detyrë tek presidenti i zgjedhur.