Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Sovjan të Korçës. Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon, me pasojë tre të plagosur.

Mes personave të plagosur janë edhe fëmijë.

“Më datë 15.09.2022, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues shtetasin B. H., me mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke, me drejtues shtetasin A. M.

Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasit Gj. M., rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe shtetasja M. M., rreth 48 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”.