Një i ri ka humbur jetën, pasi është asfiksuar në banjat termale të llixhave të Treganit në Elbasan.
34-vjeçari Alban Pashollari u transportua fillimisht për në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku iu dha ndihma e parë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçari nuk ka mbijetuar.
Sipas dëshmive i riu ishte futur për të barë banja në ujërat termale pa bërë kontrollin paraprak mjekësor dhe e ka hapur vetë rubinetin e vaskave për t’i mbushur ato me ujin termal. I ndjeri ka qenë i shoqëruar nga një shok i tij i cili ka dhënë alarmin për gjithçka kishte ndodhur.





