Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen Topana, në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se automjeti ka qenë i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Makina e djegur, tip Fiat,  është në pronësi të shtetasit Pëllumb Mataj.

Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.