Një 59-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 25 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.





