Erjon Xhenje, 19 vjeç është viktima e radhës në qytetin e Shkodrës. Rezulton se 19-vjeçari nuk ka pasur probleme me drejtësinë.
Ai po konsumonte mbrëmjen e sotme një pije në tavolinën në hyrje të një lokali në lagjen “Naim Gjylbegu”, në zonën e njohur si “Rruga e Gjanë”. Rreth orës 20:10, dyshohet se kanë qenë dy persona, me motor, të cilët janë afruar duke qëlluar disa here ndaj 19-vjeçarit.
Më pas, ata janë larguar me shpejtësi nëpër rrugica, në drejtim të lagjes “Guerrile”. Plagët kanë qenë të rënda dhe i riu ka ndërruar jetë në vend, ndërsa kanë shpëtuar pa u lënduar personat e tjerë në lokal.
Policia e Shkodrës gjeti një motor dhe një arme zjarri tip pistolete duke u djegur rreth 500 metër larg zonës ku ndodhi krimi, në lagjen “Guerrile”.
Uniformat blu ngritën grupe kontrolli, ndërsa ekspertet kanë marrë në mbikëqyrje edhe kamerat e sigurisë, në zonë nëse do të mund të arrijnë identifikimin e autoreve të vrasjes së 19-vjeçarit.





