Një tërmet me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter goditi Meksikën të hënën. Autoritetet thanë se 2 persona humbën jetën, shumë ndërtesa u shkatërruan ndërsa energjia elektrike u ndërpre.

Dëmet materiale janë të shumta, mes të cilave edhe një spital.

Koicidenca është se tërmeti u shënua në të njëjtën ditë me 2 tërmete shkatërruese të shënuara më herët.

Mijëra njerëz humbën jetën në tërmetin e 19 shtatorit 1985 dhe më shumë se 350 të tjerë vdiqën në tërmetin e 19 shtatorit 2017.