Dy të rinj përfunduan në spital këtë të mërkurë në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, në bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas policisë, një 19-vjeçar me iniciale A. Ç., i cili udhëtonte me një motomjet përplasi një vajzë 17-vjeçare, e cila mbeti e plagosur.

Ajo u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I lënduar nga ngjarja mësohet se mbeti edhe vetë 19-vjeçari, i cili po ashtu u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, në vendi e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.