Aksident pranë mbikalimit të Patokut në aksin e autostradës Mamurras – Milot.
Një grua është përplasur duke mbetur e vdekur në vend nga një automjet, drejtuesi pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa policia e grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur identitetin e viktimës dhe drejtuesin e automjetit.
Dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin.





