Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.





