Situata e pandemisë COVID-19 në SHBA vijon të përkeqësohet. Të shtunën janë regjistruar 219,510  raste të reja me koronavirus si dhe humbën jetën 2,368 pacientë të shtruar në spitale. Kjo ishte dita e shtatë me radhë që shtrimet në spital arritën një rekord të lartë, me 108,487 pacientë në të gjithë vendin.

Ndërkohë vetëm në javën e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar mbi 1 milion raste të reja me COVID-19.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 16,062,299 raste me koronavirusit që prej fillimit të pandemisë dhe kanë humbur jetën më shumë se 297,818 qytetarë.

Në këtë situatë,  Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të premten i dha dritën jeshile vaksinës së Prizer dhe BioNTech dhe në ditët në vijim pritet që të nis vaksinimi masiv në popullsi.