Policia ka arrestuar një 36-vjeçar pasi shkaktoi një aksident me 6 të plagosur në rrugën interurbane dytësore Milot-Lezhë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Treshit”.

Aksidenti ka ndodhur në mesnatë. 36-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë, e përplasjes është plagosur vetë 36-vjeçari K.B., drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi A.Sh., banues në Tiranë, si dhe pasagjerët në mjetin e shtetasit A.Sh., konkretisht K.M. 20 vjeçe, banuese Lezhë, E.T. 19 vjeçe, banuese në Vlorë dhe një fëmijë i mitur 2 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.