Një 28-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Iraklio, Greqi, kur motoçikleta që drejtonte është përplasur me një makinë me qira që transportonte turistë.

Mediat greke raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat e EKAB-it të cilët kanë marrë drejtuesin e makinës pa ndjenja dhe dy pasagjerët të cilët mësohet se nuk kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa i riu kishte ndërruar jetë në vend.

Sakaq, viktima sipas medieve vendase ishte një biznesmen mjaft i njohur në ishull, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.