Vaksina e Pfizer dhe BioNtech tashmë ka marrë autorizimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara për përdorim emergjent.
Procesi i zhvillimit të vaksinës ishte shumë i shpejtë, saqë asnjë vaksinë tjetër në historinë e njerëzimit nuk është krijuar dhe prodhuar në fabrikë me një shpejtësi të tillë.
Bashkëthemeluesi i BioNtech, Ugur Sahin, ka dizajnuar vaksinën brenda pak orëve në janar, sipas Wall Street Journal. Zëdhënësi i BioNtech, ka konfirmuar për Business Insider që Sahin, i cili themeloi kompaninë me gruan e tij Ozlem Tureci, “mori një vendim të vështirë kur dizajnoi vaksinën gjatë fundjavës”.
Arsyeja që dy kandidatët arritën ta dizajnojnë kaq shpejt vaksinën, është fakti që ata mbështeten shumë në teknologjinë që e përdorin: RNA apo mRNA. FDA kurrë më parë nuk kishte aprovuar vaksinën e bazuar në trajtimin e mRNA-së.
RNA-ja është material gjenetik që i tregon qelizave të prodhojnë proteina. Vaksina kandidate e Pfizer kundër COVID-19, funksionon duke injektuar një pjesë të vogël të mRNA-së së koronavirusit në trupin e njeriut.
Kodet e RNA-së për virusin nxitin prodhimin e proteinave, që ndihmojnë të sulmojnë dhe pushtojnë qelizat e infektuara. Në këtë mënyrë edhe antitrupat fusin në cak qelizat e infektuara dhe i neutralizojnë.
Pas shumë muajve testime, vaksina është konstatuar se është 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19, dhe këtë e kanë treguar edhe testimet në masë të madhe.