Nis protesta e të rinjve në Durrës. Pas grumbullimit në sheshin “Liria”, ata kanë nisur të përshkojnë të njëjtin itinerar si mbrëmjen e së premtes.
Me pankarta të shumta në duar kanë nisur të marshojnë drejt prokurorisë dhe drejtorisë së policisë Durrës. Gjatë grumbbullimit në shesh janë hedhur herë pas here kapsolla me mjete piroteknike.





