Tensionohet situata në Shkodër, ku protestuesit janë futur brenda selisë së PS-së.
Pasi kanë thyer xhamat e kësaj godine protestuesit kanë nxjerrë nga dritarja kompjutera, karrige, apo dhe banderola të Partisë Socialiste.
Pasi i kanë nxjerrë jashtë godinës këto sende, mes tyre dhe podiumin e PS-së, të rinjtë kanë nisur që të thyejnë çdo gjë me shufra hekuri dhe më pas i kanë vënë flakën.
Po ashtu ata kanë dëmtuar dhe dokumentacionet që ndodheshin brenda kësaj selie.





