Qytetarët shkodranë kanë protestuar sot për vrasjen nga policia të të riut Klodjan Rasha.

Me pankarta në duar “Ma në fund kena ba shtet, ditën të puth, natën të vret”; “Policia e Lleshit ta fut plumb mas veshit”; “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret” dhe me thirrjet “poshtë komunizmi”, “Rama ik!” qindra qytetarë kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë nga policia.

Protestuesit kanë qëlluar me hurma makinën e policisë në qendër të qytetit, teksa mjeti është larguar për t’iu shmangur protestuesve. Më tej ata kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste.