Pas më shumë se dy orësh në komisariat, është liruar montazhieri i DurrësLajm, Shefqet Duka.
Duka rrëfen sesapo kishte mbaruar turnin e punës dhe ishte nisur për në shtëpi kur e ndaloi policia në rrugë së bashku me një grup të rinjsh që po ecnin në bulevard.
“Po shkoja për tek autobuzi. Po ecja në bulevard kur policia më ndaloi së bashku me disa të rinj që po ecnin para meje. Megjithëse iu prezantova që në fillim që punoj në media, ata nuk deshën të dinin dhe më futën në furgon. Nuk di sa të rinj ishim, por furgoni ishte plot. Na shoqëruan në komisariat dhe na ndanë nëpër qeli. Isha me rreth 13 persona të tjerë aty, shumica adoleshentë 15-16 vjeçarë. Kam parë të rinj që i godisnin policët. Të gjitha qelitë ishin të tejmbushura, të gjitha plot. Janë shoqëruar shumë të rinj”,– tregon Shefqet Duka.
Menjëherë pas përfundimit të protestës së të rinjve në Durrës, e cila u shoqërua me disa incidente, policia u turr nëpër rrugët dhe lagjet kryesore duke shoqëruar me dhjetëra të rinj, që futeshin me forcë nëpër furgonë.
Mëdje në njërin nga rastet, operatori Denis Simaku filmoi momentin kur policët kapën me forcë një të ri që po ecte në bulevard dhe tentuan ta fusnin me forcë në furgon. Vetëm pas sqarimeve, ata u bindën që i riu ishte një kalimtar i thjeshtë dhe e lëshuan.
Sipas Denis Simakut, në disa raste policia nuk nguroi të shoqëronte edhe vajza në komisariat, por askush nuk di të thotë nëse ato kishin lidhje me protestën apo jo.
Para drejtorisë së policisë. jane mbledhur familjarë te te rinjve qe akuzojnë policinë se i ka shoqëruar pa të drejtë se nuk kanë bërë asgjë, vetëm ndodheshin në rrugë. Familjarët kërkojnë nga policia lirimin e tyre menjëherë.
EMRAT e disa prej të ndaluarve:
Fatmir Topi
Fatjon Sylisufaj
Francesko Rama
Shefqet Duka, montazhier i “DurrësLajm”
Andri Istrefi
Anton Marku
Nikolin Caca
Mir Dafku
Mark Prenga
Admir Axhami
Olian Abazi
Alfred Dafku
Armand Rodhe
Amarildo Lala
Adem Dema
Erjon Sylaj
Lulzim Sylaj
Veli Buzi
Erik Hajro
Adrian Murja
Sharaf Agolli





