5 persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë në Klos. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Dom.

Grabitësit pasi kanë hyrë në banesë kanë vjedhur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptare. Po ashtu hajdutët kanë vjedhur dhe sende me vlerë.

Sipas deklaratave të banorëve të zonës, në banesë kanë qenë vetëm dy persona, e ëma me të birin të cilët janë torturuar nga grabitësit.

“Ne u traumatizuam si lagje, se nuk na ka ndodhur asnjëherë. Ai që i bën këto duhet pushkatuar. Dy persona kanë qenë në familje, e ëma me fëmijën e vogël. Mesa morëm vesh, i kanë goditur, i kanë torturuar në mes të natës”– u shpreh një prej banorëve të zonës.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me hetimin e ngjarjes.