Policia e Durrësit ka nisur shoqërimet e para, fill pas protestës. Furgonët e policisë janë shpërndarë nëpër lagje të qytetit dhe kanë nisur shoqërimin e protestuesve.
Siç raporton operatori Denis Simaku, që ka filmuar pamjet e mëposhtme, efektivë të shumtë të policisë kanë nisur të ndalojnë të rinjtë, në disa raste duke i ndjekur me vrap në rrugë e rrugica.
Mes efektivëve me uniformë ka edhe policë të veshur civilë që janë angaxhuar në ndalimin dhe shoqërimin e të rinjve në komisariat.
Shoqërimet nisën menjëherë pas protestëve së të rinjve e cila u shoqërua me incidente të shumta si djegie kazanësh mbeturinash, hedhje kapsollash brenda drejtorisë së policisë dhe dëmtimin e dekorit të festave në sheshin kryesor të qytetit.





