Ka përfunduar protesta e të rinjve në Durrës, Pas disa minutash proteste para Drejtorisë së policisë, hedhjes së kapsollave, thirrjeve drejtuar efektivëve për heqjen e uniformave dhe derdhjen e kazanëve të mbeturinave, të rinjtë jane larguar qetësisht.
Çfarë ndodhi më herët
Për shumë minuta është tensionuar situata para Drejtorisë së Policisë Durrës. Të rinj dhe minorenë nuk kanë munduar të hedhin kapsolla brenda drejtorisë së policisë, kanë derdhur kazanët e mbeturinave, ndërsa me thirrjet “Hiqni uniformat” kanë vijuar protestën e thirrur në rrjete sociale.
Ndërkohë, bie në sy që në protestë kanë qenë edhe fëmijë të mitur.
Fillimisht efektivët e policisë ishin pozicionuar brenda rrethimit të Drejtorisë, por më pas disa prej tyre kanë nisur të dalin në sheshin para godinës.
Kjo ka bërë që thirrjet dhe sharjet e të rinjve të jenë edhe më të shumta.





