Ambasada Amerikane në Tiranë ka reguar zyrtarisht lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë gjatë këtyre dy ditëve. Ky reagim i Ambasadës vjen pas bisedimeve të Ambasadores Kim me kreun e PD, Lulzim Basha, Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu.

Ndër të tjera në reagimin e Ambasadës thuhet se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, ndërkohë që ata që kanë qenë në pushtet me pare, nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme.