Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar 18,727 raste të reja me koronavirus nga 190,416 teste të kryera.

Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend kanë njoftuar se brenda ditës, si pasojë e Covid-19, kanë humbur jetën 761 persona. Për krahasim, të enjten, vendi regjistroi 887 raste fatale.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve është Veneto (3,883 të infektuar nga 16,300 teste), ndjekur nga Lombardia (2,938 nga 32,871 teste).

Në total, Italia numëron 1.8 milionë të infektuar, që nga fillimi i pandemisë. Kurse, numri i viktimave ka arritur 63,387.