Qeveria zvicerane ka ndërmarrë një sërë masash shtesë për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Mësohet se restorantet dhe baret do mbyllen në orën 19:00 në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në zonat ku rastet janë më të pakta, aktivitetet e këtyre bizneseve do të lejohen deri në orën 23:00.
Një tjetër masë është dhe kufizimi i aktiviteteve kulturore, ku nuk lejohet grupimi me më shumë se 5 persona.
Në 24 orët e fundit u raportuan 5,136 raste të reja dhe 106 vdekje në Zvicër.