Një banesë është vjedhur me dhunë në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës. Hajdutët, të cilët mbeten ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e Zef Pepajt rreth orës 04:25 të mëngjesit. Përveç parave, ata kanë marrë edhe makinën e parkuar në oborr.
“Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese”, njoftoi policia.
Uniformat blu thonë se është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve





