Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Mat, ku trajleri ka përplasur një makinë.
Për pasojë, tre persona janë plagosur në gjendje të rëndë.
Ato po dërgohen në Spitalin e Traumës, dy prej tyre me helikopter dhe njëri me autoambulancë.
Janë ende të paqarta shkaqet e përplasjes mes dy mjeteve.





