Sekretari i Përgjithshëm i partisë FPÖ në Austri, Michael Schnedlitz ka denoncuar skandalin e testimeve me një shembull të thjeshtë live në Parlament.
Schnedlitz kishte me vete një gotë me pije freskuese Coca-Cola si dhe një test. Ai bëri testin te pija dhe ajo rezultoi pozitive ndaj COVID-19.
Ai akuzon qeverinë se po shpërdoron miliona euro të taksapaguesve për teste të tilla që nuk kanë asnjë dobi pasi nuk nxjerrin rezultatin e vërtetë të virusit.
Po ashtu Schnedlitz thotë se qeveria në Austri po e përdor testimin masiv për të favorizuar industrinë farmaceutike duke i dhënë miliona euro për testime.
Austria një javë më parë vendosi të startojë testimin masiv të popullsisë ndaj COVID-19 për të rihapur vendin për festa.