Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnje.

Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur pasi një mjet tip “Opel” ka dalë nga rruga.

Mësohet se drejtuesja e mjetit bashkë me një çift të moshuarish po udhëtonin drejt Lushnje dhe në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit ka dalë nga rruga.

Një manovër e gabuar e shoferes ka bërë që makina të përplaset me një barrier e më pas të përfundojë në kanal. Të tre të lënduarit janë në spitalin rajonal ku po u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore ndërsa policia në vendgjarje po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.