Fatjon Hajdari, një nga të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”, ishte i vetmi që u la i lirë këtë të enjte nga Gjykata e Durrësit.

Për vëllanë e tij, Alban Hajdari u caktua masa e sigurisë “Burg me afat 45 ditë”.

Në një prononcim për mediet ai tha se asnjë nga personat në sallën e gjyqit, nuk pranuan akuzat për të cilën akuzoheshin.

Fatjoni shpjegoi se u arrestua pa të drejtë, vetëm se i vëllai kishte njohje prej partisë me dy vëllezërit Beqiraj.

Ai shtoi se 2 vëllezërit kishin implikuar edhe të tjerët vetëm përshkak të interesave të tyre personale.