Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme.
Në lagjen “28 nëntori”, një person ka goditur me thikë dy persona, të cilët kanë marrë lëndime.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një berberhaneje pas një sherri.
Mësohet se të lënduarit janë Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.
Gjithashtu, mësohet se autori, Nexhip Hyskaj 40 vjeç, ka plagosur dhe veten.





