Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 49 milionë (49 067 071), sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Në të njëjtën kohë, katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (9.295.997), Indi (9.288.853), Brazil (5.931.777) dhe Rusi (2.033.669) ndërsa më pas radhiten Argjentina (1.311.488) dhe Kolumbia (1.287.597).
Në Turqi, numri i të shëruarve deri me 10 dhjetor ka arritur në 578.483. Ndërkohë në mbarë botën janë 19 944 668 persona të cilët ende janë në trajtim.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 70.597.758 njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1.586.019 të vdekur.