Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Nivicë, Bashkia Himarë, tek ullinjtë në vendin ku rruga merr kthesën për në Kakome.

Nga zjarri janë djegur shumë rrënjë me ullinj, të cilat ishin në prodhim. Pas thirrjes për ndihmë nga shërbimi zjarrfikës i Himarës kjo për shkak edhe të distancës së largët, shërbimit zjarrfikës të Sarandës të cilët iu përgjigjën në kohë.

Ata kanë shkuar në vendin ku kish rënë zjarri, të cilët nisën shuarjen e tij. Në afërsi të zjarrit ndodhej edhe një lokal i mbyllur por fatmirësisht nuk u prek nga flakët. Zjarri u shua pa u përhapur më tej duke shpëtuar kështu nga djegia shumë rrënjë të tjera ullinj.