Një vajzë 11-vjeçare shqiptare ka plagosur veten me sfurk teksa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një fermë në Casa Bella, në Ziano Piacentino të Italisë.

Mësohet se e mitura ishte duke luajtur me biçikletë dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur në dorë sfurkun.

Më pas 11-vjeçarja ka humbur kontrollin e biçikletës dhe është rrëzuar duke rënë sipër sfurkut. Për pasojë ka marrë disa plagë në bark.

Vajza është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.