Po ecte në rrugën e tij në këmbë, kur papritur një makinë e ka goditur… ky ishte fati i një 57 vjeçari shqiptar, i cili ndërroi jetë në Italinë fqinje.
Mediat lokale shkruajnë se viktimë e aksidentit fatkeq ishte Ndriçim Binjaku. Prej vitesh ai jetonte në Novara të Italisë, së bashku me familjen.
Ndriçimi ishte punonjës mekanik në një ndërmarrje novareze.
Kur mjekët erdhën në vendin e ngjarjes, nuk mundën dot të bëjnë më shumë sesa të evidentojnë humbjen e jetës së të ndjerit.
Një ngjarje e trishtë për komunitetin shqiptar atje, që u bashkua përreth familjes së 57-vjeçarit.





