Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Vittoria të provincës së Raguzës.

Sipas mediave italiane, shqiptari është një rezident me dokumente legale në zonë.

Paraprakisht raportohet se 39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u qëllua me 7 plumba duke mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Nuk dihet asgjë sa i përket autorit që qëlloi me armë 39-vjeçarin. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën.