Analisti Andi Bushati ka ngritur shqetësimin e mungesës së alternativave politike në vendin tonë.
Sipas tij politika shqiptare është uzurpuar nga forcat e mëdha politike dhe se forcat e reja e kanë shumë vështirë të depërtojnë.
Më tej në argumentin e tij lidhur me alternativat politike, ai është ndalur edhe tek alternativat brenda Partisë Demokratike. Bushati, ka deklaruar shpesh herë se është një votues i majtë, por nëse do të votonte djathtas, ai do kishte votuar Astrit Patozin, i cili nuk është zgjedhur, pasi sipas tij në një sistem oligarkik ku politikat i dikton Veliaj kjo zgjedhje është e vështirë.
“Unë s’kam votuar ndonjëherë djathtas, por po të shikosh qëndrimet e Berishës dhe Bashës pas 2013 do kisha votuar Astrit Patozin. Në fakt s’u votua, se ashti siç është e vështirë për opozitat të bëjnë përmbysje të regjimeve, por ashtu është e pamundur me sistemin e oligarkik ku politikat i dikton Veliaj. Mora Patozin djathtas, por ku do kishte shpresë më të madhe për minatorët e Bulqizës të votonin Organizatën politike, por se votuan se asnjë media nuk e transmetoi fushatën e tyre”, tha Bushati.