Një shqiptar i shumëkërkuar është arrestuar nga pala greke në pikën kufitare të Qafë Botës. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u kap në tentativë për tu futur në Greqi.

Shqiptari rezulton me urdhër arresti nga prokuroria e Athinës për pjesëmarrje në organizatë kriminale, grabitje, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi është kryer nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Filatit.