Aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen disa dosje të bujshme dhe mjaft ë “nxehta”, ku në to është përfshirë edhe zoti Berisha.
Bëhet fjalë për dosjet e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe ajo e “Gërdecit”, të cilat pritet t’i hanë kokën kreut të “Foltores”, duke e çuar në bankën e të akuzuarve.
Berisha po ushtron presion ndaj deputetëve të Bashës, në mënyrë që ta mbështesin atë, qasje kjo që i jep atij imunitet.
Një paralajmërim të kësaj natyre e ka bërë edhe vetë ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka nisur të shfaqet ditët e fundit, duke takuar mbështetësit e tij në Partinë Demokratike.
Gjatë një takimi javën që shkoi, Basha ka njoftuar deputetët e grupit të tij se do të shkojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar takime të rëndësishme.
Madje, mësohet se Basha ka pohuar se do të marrë mbështetje në SHBA për të rimarrë kreun e PD-së, për të vijuar përpjekjet për të ardhur në pushtet.
Gjatë takimeve, Basha ka pohuar se Berisha do të arrestohet nga SPAK për aferën me ish-klubin “Partizani”.
Sipas tij, referuar burimeve, Berisha i ka ditët e numëruara në PD.