Kryeministri Edi Rama, këtë të martë ndodhet në Turqi. Mësohet se Rama është takuar me presidentin turk Rexhep Erdogan.

Takimi mes tyre ka nisur në orën 14:30 dhe është zhvilluar në ambientet e Presidencës. Mediat turke kanë ndarë pamjet nga takimi, i cili kishte të pranishëm dhe mediat.

Ende nuk dihen arsyet e vizitës së Ramës në Turqi.