Nga Kristo Xhimitiku
Per te gjithe ata qe lexojne ne Fletoren Zyrtare nr-132 date 5 tetor 2022 per shpronesimin e banesave autoktone te Kalase se Poshtme te Lagjes me te Vjeter te Durresit , kupto te Shqiperise, krijohet ideja qe ekziston vertet nje Park Arkeologjik, pastaj per kete park nje Zone Prespektive TID ne nevoje akute dhe te jashtezakonshme per shpronesime publike te shtepive ne zonen e Parkut , ku punimet shkencore dhe investimet jane kompromentuar aq keq sa 15 dite jane shume qe njerezit te cilet jetojne ne keto shtepi te kene mundesi te vendosin per te ardhmen e strehes se tyre.
E verteta eshte se ndertesat e vobekta autoktone, qe kane qene perhere aty, ne dhjetevjaceret e fundit jane transformuar me kritere te diskutueshme pa ndihmen dhe supervizimin e shtetit, dhe kane humbur vertet hijeshine e dikurshme. Nga ana tjeter investime te mirefillta restaurimi per keto shtepi me iniziative private kane qene te pamundura, per arsye se qe nga viti 1967 ka ekzistuar nje plan rregullues i cili parashikonte prishjen pak e nga pak te banesave per nxjerrjen ne drite te Amfiteatrit te Durresit.
Sipas Fletores Zyrtare nga data 5 tetor keto shtepi duhet te konsiderohen mish i huaj dhe pa asnje vlere. Llogjika ta do, meqe Fletorja Zyrtare botohet per te gjithe durrsake ose jo, dhe meqenese per shpronesimet do te shpenzohen para publike, ne Kerkesen per Shpronesim Publik Ministria e Kultures duhet te paraqiste qofte edhe skematikisht nje pamje te perafert te Parkut Arkelogjik te Durresit dhe te Zones Prespektive TID ku sipas tyre eshte vendosur ky ciban i huaj me pak vlere qe tash e mbrapa demton interesin publik.
Ndoshta me kete llogjike, “qe banesat ti vlersojme sa me pak” ne sot nuk kemi as nje Planimetri te plote te pergjithshme te perpikte te ndertesave qe do te shemben pas shtetezimit. E vetmja skice per projektin TID qe ne kemi, qe duket pak sepse ndoshta eshte marre me veshtiresi me ndonje foto me aparat celular, eshte publikuar nga gazetarja e talentuar Milly Ballhysa. Sipas skices se propozuar nga nje Konsulent i huaj per Ministrine e Kultures percaktohen me ngjyre te gjelbert “Objektet per Restaurim”, dhe me ngjyre te kuqe “Objektet per Trasferim”.
Objektet e fundit me urdher te drejtoreshes se Agjensise se Shpronesimeve Shteterore Egra Ibrahimi do te prishen, do te sakrifikohen per ti dhene Durresit, Parkut te tij Arkeologjik ne projekt dhe zhvillimit te turizmit te ardhmen qe meriton pasi te jene shpronesuar per pak para.
Duket se ne Ministrine e Kultures u kujdesen te gjejne nje konsulent te huaj te gatshem qe disa shtepi te lagjes ti lyente/ ngjyroste me te kuqe dhe disa te tjera me te gjelber. Pastaj te theksonte se ne shtepite jeshile do te behen investime nga BE per restaurimin e tyre.
Keshtu vec vleres si shtepi te lakmueshme ne qender te qytetit, afer objektit me te madh arkeologjik ne Ballkan, atyre do ti shtohej edhe vlera e investimit per restaurimin e tyre. Kjo do te thote se nje dhome ne strukturat bed&brekfast ne mode ne kete zone, ne llogjiken e zhvillimit te turizmit perben pasurim per pronaret e ketyre shtepive. Ndryshe trasferimi/prishja per banoret e shtepive me ngjyre te kuqe duhet te kete menduar konsulenti i huaj, ne shenjen e barazise mes njerezve te te njejtes lagje, do te thoshte nje sistemim i tyre ne nje strehe tjeter me te njejten vlere, apo demshperblim afer vleres se tregut, sic behet ne te gjithe boten ne raste te tilla.
Nje gje eshte e sigurte tash e mbrapa per shtepite qe do te shpronesohen dhe shemben, Qeverija Shqiptare do te aplikoje cmime shterore te prones njesoj si ne rastet e ndertimit te rrugeve, shesheve, objekteve te tjera per interes publik. Por kjo eshte nje ceshtje qe besoj do te duhet te zgjidhet ne nje sede tjeter.
Durrsaket njerez te bute dhe fataliste nuk kane qene kurre kunder projektit te arkeologut te madh Vangjel Toci per nxjerrjen ne drite te Amfiteatrit. Heqja nje nga nje e shtepive te durrakeve autoktone nga kjo zone eshte nje praktike e hershme me urdher nga lart, gjithsesi e dhimbshme.
Si rregull Vangjeli dhe arkeologet zgjidhnin shtepite me oborr te madh apo gjysem te shembura per ti prishur me pare qe do te thoshte per te tjeret te vazhdonin te gezonin per disa vjet shtepite e tyre. Nuk kane te bejne me Vangjel Tocin idete e fundit per largimin e menjehershem te te gjithe shtepive ne zonen e Amfiteatrit, kur jane mijra meter kub dhera per tu levizur pak e nga pak, ne nje kohe qe per kete do te duhen vite, as rrethimi i zones jo per ta ruajtur ate por per te vendosur kritere per hyrjen vetem kundrejt pageses ne ambjente qe kane qene konceptuar si “merce” e te gjitheve.
Ndoshta konsulenti i huaj nuk e di, por askush nuk ka paguar me pare ne Durres per te hyre ne Muzeun Arkeologjk. Durrsaket dhe sidomos ate te Lagjes Kala kane jetuer me rrenojat antike dhe kishin mesuar ti ruanin ato. Ketyre rradheve te ketij shkrimi shtoj disa foto te vjetra ajrore te lagjes se vjeter, per te treguar se shtepite qe mendohet se duhet te prishen jane njesoj me vlere, piktoreske dhe te rendesishme si te tjerat.
Foto ajrore shtepive qe shpronesohen ne zonen e Amfiteatrit, Ufficio Storico Marina Militare Roma viti 1916
Meritojne disa rreshta shtepite e pa klasifikuara, ato qe konsulenti nuk ka denjuar ti ngjyrose fare duke i lene te bardha. Per keto shtepi te zones se Amfiteatrit te mbetura pa ngjyre apo pas listes duket se nuk ka nje vendim te konsulentit qe do te thote ligjerisht se ato per Ministrine e Kultures as nuk do te restaurohen dhe as do te trasferohen. Ne menyre qe ngjyra e bardhe e pafajesise te mos barazohet me ngjyren e harbuterise se institucioneve, per shtepite qe per ti dalluar dhe per te mos besdisur askend mbi foto kam vendosur mbiemrin tim, po mundohem te rreshtoj disa te dhena.
Sic shihet nga fotot ajrore, eshte fjala per shtepine me te madhe qe ka ekzistuar ne hapsiren mbi amfiteater. Shtepia e pashenuar nga konsulenti apo pasurija e pagjetur ne listen e Fletores Zyrtare eshte ne te vertete bashkimi i dy shtepive, me nje pronar shqiptar ortodoks qe dikur ishte konceptuar si nje shtepi e madhe ne njeren ane, bashke me pjesen ku jetonin grate ne anen tjeter. Kemi te bejme me dy shtepi te tipit me cardak te mbyllur te perbashket qe formonte nje salle te madhe dhe shkalle te jashtme po te perbashketa me dy ane.
Shtepite ne katin e siperm kishin perkatesisht njera 4 dhoma dhe tjetra kishte 3 dhoma. Ne katin e poshtem pus dhe aksesore te nevojshem si dhe nje qur me gjelltore nen strehez te mbeshtetur ne murin e oborrit nga ana e rruges. Per te qene me i qarte i lidh ketij shkrimi nje foto te markezit San Giuliano te publikuar nga ne librin e tij nga ambasadori Ferdinando Salleo dhe nga albanologu Robert Elsie ne faqen e tij on line. Ne celuloid eshte fiksuar nje takim i Esat Pashes atehere minister i luftes dhe i brendshem ne Qeverine e Princ Wiedit me Parine e Durresit dhe me shqiptare te tjere te shquar te ardhur ne Durres ne marsin e vitit 1914, ne nje foto qe duket te jete realizuar nga streha prane murit te oborrit.
Per kete shtepi, qe si gjithe te tjerat ka pronarin e vet, tregohet se qe nga koha kur u mblodh dhe deri kur Durresi nuk do te ishte me kryeqytetit i Shqiperise ishte vendosur me qera Senati i Durresit. Me vone ne dokumenta te BKSH apo te Bankes se Punes te leshuar nga AQSH apo nga arkivi i ABNL Rome ne okazione te caktuara te lidhjes se kredive qarkulluese rezulton qe shtepite te jene rregullisht te dhena me qera me shenimin “ndodhen ne krah te shtepise se familjes Koja”, nje delikatese e natyrshme per te fshehur dhena te tjera megjithe amnistine e vitit 1927 per esadizmin dhe ata qe pa te drejte mund te konsideroheshin esadiste.
Foto ajrore e shtepive qe do te shpronesohen ne zonen e amfiteatrit , IGM-Firenze vitit 1926
Ne vitet e fundit per nevoja te dy projekteve te medha shume te diskutueshem ne Durres nisur te dy me inisiativen e Ministrise se Kultures jane kryer shpronesime me interes publik. Projektet e nisura qe kane per objektiv zhvillimin e turismit, jane perkatesisht ai i sheshit te Velieres me nismetare ministren Mirela Kumbaron per te cilin punimet u hapen dhe vazhdojne akoma me perkrahjen e Bashkise se Durresit. Projekti mbuloi me beton lulishten e Pjaces se Durresit dhe gjetje shume te rendesishme arkeologjike.
Foto ajrore e shtepive qe do te shpronesohen ne zonen e Amfiteatrit , IGM-Firenze viti 1937
Projekti –Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zones prespektive TID me vendodhje ne Durres ne Lagjen me te vjeter te qytetit dhe te gjithe Shqiperise, ate te Kalase se Poshtme me tendencen e formimit te nje Parku Arkeologjik dhe parashikon shpronsimin e 80 shtepive ne Durres eshte shpallur me nismetare ministren Elva Margariti e mbeshtetur nga Bashkia e Durresit dhe Qeverija Shqiptare. Shtetezimet per projektin e pare ate te sheshit te Velieres u kryen sipas ligjit dhe praktikes se atehershme me iniciativen e Keshillit Bashkiak por u realizuan vetem per kioskat ne zonen e lulishtes perpara Portit Detar pa planimetri te zones se shpronesimit dhe vetem me fotografi te objekteve kioska. Per kete projekt nuk u kryen shtetezime per trojet ish-prone private te lulishtes se ndertuar ne kohen e pushtimit italian dhe nuk u pa e arsyshme te depozitohej ne banke ndonje vlere per pronare te pagjetur, praktike e ndjekur nga Qeveria Verlaci dhe italianet ne vitin 1942
Foto ajrore e shtepive qe do te shpronesohen ne zonen e Amfiteatrit , IGM-Firenze 1941
Ne rastin e projektit TED shpronesimet po kryhen me ane te Agjensise Shteterore te Shpronesimeve detyrimet e te ciles percaktohen me VKM. Ne rastin e pronareve te pagjetur, ne baze te nenit 6/2 te ligjit 8561 date 22.12.1999 Per Shpronesimin, Agjensia Shteterore e Shpronesimeve ka te drejte te depozitoje ne banke per llogari te pronarit te shpronesuar.
Por ne kerkesen e publikuar ne Fletoren Zyrtare kjo vlere nuk eshte percaktuar, qe do te thote qe kjo kerkese ligjore nuk eshte plotesuar. Nga ana tjeter edhe ne proceduren e ketij shpronesimi nuk eshte publikuar nga Agjensia Shteterore e Shpronesimit planimetrija e pergjithshme e pasurive per tu shpronesuar.
Ne rast te publikimit ne Fletoren Zyrtare te planimetrise pervec paraqitjes se prones eshte detyrim ligjor te vendosen edhe kufitaret e hershem/trashegimtaret te pasurive, qe do te thote ne praktike publikimi i emrit te pronarit te pagjetur qe do te tejkalonte per Agjensine Shteterore te Shpronesimeve nevojen e depozitimit ne banke te parave ne favor te pronarit te shpronesuar.