Në orët e para të mëngjesit të sotëm flakët kanë djegur plotësisht një kamionçinë në autostradën Lushnje – Fier në afërsi të fshatit Bishqethem.
Kamionçina që udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fierit ishte e ngarkuar me mobilje.
Drejtuesi i mjetit ka pohuar se ka dëgjuar një zhurmë nga pas kamionçinës e më pas ka parë flakët.
Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses nuk ka shpëtuar asgjë nga kamionçina dhe ngarkesa.
“Rreth orës 06:25, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin S. M., banues në Elbasan,” njoftoi policia.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Zjarrfikësit dyshojnë për një shkëndijë elektrike në pjesën e pasme të mjetit që ka shkaktuar zjarrin.





