Një infermiere akuzohet se ka vrarë 7 foshnja ndërsa kishte planifikuar të vriste edhe 10 të tjera në spitalin Countess of Chester mes viteve 2015 dhe 2016.

Lucy Letby u kap ndërsa po përgatitej të vriste një foshnje të porsalindur.

Gjykata e Mançesterit tha se ajo dyshohet se u përpoq ta vriste vajzën duke i injektuar ajër.

Por infermierja 32-vjeçare i ka mohuar të 22 akuzat e ngritura ndaj saj.

“Kishte katër raste të veçanta në të cilat ne pretendojmë se Lucy Letby u përpoq ta vriste foshnjen,” tha Nick Johnson KC  i pranishëm në sallën e gjyqit

Fëmija, i referuar për arsye ligjore si “Fëmija I”, ishte “rezistent”, tha ai, “por përfundimisht në përpjekjen e katërt, Lucy Letby ia doli ta vriste”.

Ai tha se në rastin e parë Letby, i kishte injektuar fëmijës ajër.

Në përpjekjen e saj të dytë, ai tha se ajo kishte qëndruar në hyrje të dhomës së vajzës dhe dyshohet se ishte përpjekur ta mbyste, pasi foshnja dukej e zbehtë.

Infermierja e caktuar e vajzës më pas ndezi dritën dhe pa fëmijën që nuk po merrte frymë.

Pas një tentative të tretë të supozuar për ta vrarë, fëmija u zbulua përsëri se kishte ajër të tepërt në stomakun e saj, gjë që kishte ndikuar në frymëmarrjen e saj.

Ajo u transferua në spitalin Arrowe Park, ku u stabilizua, përpara se të kthehej në Chester.

Kur alarmi mjekësor i “Fëmijës I” ra pas një përpjekjeje të katërt, një tjetër infermiere e gjeti Letby pranë inkubatorit.

Foshnja vdiq atë mëngjes, raporton BBC.

 “Ishte këmbëngulëse, ishte llogaritare dhe gjakftohtë,” e përshkruan atë ë sallën e gjyqit.

Por kjo nuk ishte e vetmja foshnje e vrarë prej saj. Të tjera foshnje humbën jetën nga injektimi i glukozës, duke hequr tubin e oksigjenit për një foshnje të lindur para kohe, duke i rrëzuar në tokë.