Ndarja nga jeta e pneumologes, Flutura Hashorva për shkak të Covid-19 ka trishtuar pa masë mjeken e njohur durrsake, Mira Kauri.

Kauri shprehet se humbi një shoqe të ditëve të universitetit si dhe një kolege të mrekullueshme, ndërsa tregon sesa shumë ajo bashkë me shoqet e tjera shpresonin se Hashorva do ta fitonte betejën me virusin e rëndë.

“Dje me ndaloi fryma kur e morra vesht. Me iku dhe nje shoqe bashke- universitare si dhe kolege e mrrekullueshme. Flutra nuk kam fjale per te shprehur keqeardhjen. Ne shoqet e tua kur u permiresove sikur dolem nga nje ankth i madh, por nuk qe e thene se ti u rishtrove perseri. Per tre jave kemi lutur Zotin qe ta fitoje kete beteje. Kishim frike te pyesnim se si ishe me gjithate benim kurajo e kur pyesnim na thonin se ishe ne terapi intensive por qe reagoje mire. Dhe ne shpresonim e shpresonim e mira jone Flutura. Por ja qe na mbriti lajmi i kobshem. Te gjithe shoqet e shoket te kemi dashur fort se ti te beje te te doje. Mes lotesh te qofte dheu i lehte o zemër. Plagose familjen por dhe ne koleget e shoqerine.

Ngushellime teper te ndjera familjes e te afermve.

Flutra qofsh e parajses.”, komenton në lajmin e publikuar nga “DurrësLajm”, ish-deputetja demokrate.