Dritan Leli, kryetari i Bashkisë Vlorë është paraqitur sërish në ambientet e SPAK ditën e sotme.
Kjo është hera e dytë që kryebashkiaku shkon në SPAK.
Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij atje.
Leli ishte në SPAK edhe më 22 korrik pas akuzave të ngritura nga kryeministri Edi Rama.
Në qershor KLSH gjeti shkelje në tenderat dhe rekomandoi ndëshkimin e dhjetëra vartësve e punonjësve të Lelit.