Ambasadorja e BE në vend Christiane Hohmann, është pyetur sot në lidhje me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e KiE, qe u kritikua gjerësisht.
Ajo nuk u përgjigj drejtpërdrejt dhe tha se nuk mund të komentojë por shtoi se Shqipëria duhet të fokusohet te integrimi dhe detyrat e shtëpisë, që duhen bërë nga të gjithë.
Pyetje: Rama ishte në Këshillin e Evropës, ku prezantoi rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, fjalimi i tij u kritikua. Ju e quani të tepruar?
Hohmann: Nëse po flini për Këshillin e Evropës, nuk duhet të komentojë unë. Raporti vjetori i komisionit është votuar dhe duhet të tregojë rrugën për të avancuar në BE, duhet të fokusohet te integrimi dhe detyrat e shtëpisë që duhen bërë nga të gjithë.
Me tone kritike, Rama i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës rrëzimin e rezolutës së një 11 viteve më parë, mbi bazën e së cilës u ngritën akuzat për trafikim të organeve njerëzore ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.